Dyshohet për para të falsifikuara në bankomat në Prishtinë – Policia nis hetimet
Një rast i dyshimtë për falsifikim parash është raportuar në Prishtinë, pasi disa klientë të ndryshëm kanë deponuar në bankomat një shumë parash që dyshohet të jetë e falsifikuar. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesja – një grua kosovare ka njoftuar autoritetet se paratë e deponuara ishin në forma të ndryshme, përfshirë kartëmonedha dhe…

Lajme
Një rast i dyshimtë për falsifikim parash është raportuar në Prishtinë, pasi disa klientë të ndryshëm kanë deponuar në bankomat një shumë parash që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesja – një grua kosovare ka njoftuar autoritetet se paratë e deponuara ishin në forma të ndryshme, përfshirë kartëmonedha dhe monedha metalike, të cilat kanë ngritur dyshime për autenticitetin e tyre, raporton lajmi.net
Monedhat e dyshuara janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtutjeshme.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, ndërsa njësitet hetimore të Policisë janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Lajmi.net/