Konfirmohet: Një person është gjetur pa shenja jete në Gllamnik të Podujevës, nisin hetimet

Një person mashkull, është gjetur pa shenja jete sot në Gllamnik të Podujevës. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë. Sot në stacionin policor të Podujevës, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen.…

Lajme

25/08/2025 20:07

Një person mashkull, është gjetur pa shenja jete sot në Gllamnik të Podujevës.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë.

Sot në stacionin policor të Podujevës, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen.

“Rasti ka ndodhë në fshatin Gllamnik, ku është gjetë pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/