Po kërkohej tash e dy javë nga Policia për tentim vrasje, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar, i cili ishte në kërkim policor për më shumë se dy javë, pasi dyshohej për një tentim-vrasje të ndodhur më 6 gusht 2025 në Deçan. Bëhet fjalë për Betim (Sylë) Ahmataj, i lindur më 23.02.2000 në Deçan. Sipas raportit 24-orësh, ai është dërguar në mbajtje. I dyshuari kishte gjuajtur me armë…

Lajme
Një person është arrestuar, i cili ishte në kërkim policor për më shumë se dy javë, pasi dyshohej për një tentim-vrasje të ndodhur më 6 gusht 2025 në Deçan.
Bëhet fjalë për Betim (Sylë) Ahmataj, i lindur më 23.02.2000 në Deçan.
Sipas raportit 24-orësh, ai është dërguar në mbajtje.
I dyshuari kishte gjuajtur me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, teksa kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia.