Gruas në Prizren i grabiten 2 mijë euro dhe dy telefona nga banesa

Një rast i grabitjes u raportua dje në Prizren. Ankuesja femër shtetase e huaj, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me ç’rast duke përdorur forcën, i kanë grabitur para të gatshme – rreth 2 mijë euro dhe dy telefona. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.…

Lajme

25/08/2025 09:19

Një rast i grabitjes u raportua dje në Prizren.

Ankuesja femër shtetase e huaj, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me ç’rast duke përdorur forcën, i kanë grabitur para të gatshme – rreth 2 mijë euro dhe dy telefona.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti po vazhdohet të hetohet nga ekipet relevante./Lajmi.net/