Pacolli: Ukraina i ka kthyer kosovarët në pikën kufitare me Moldavinë dhe i ka quajtur ‘terroristë’ – Të rishqyrtojmë qëndrimet ndaj atyre qe nuk na respektojnë
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se sot, Ukraina i ka kthyer disa shtetas kosovar në pikën kufitare me Moldavinë. Ai ka thënë se ka dhjetëra shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por i lejojnë qytetarët të hyjnë në ato shtete me pasaportë kosovare, ndërkaq ai ka thënë se sot Ukraina këta…

Lajme
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se sot, Ukraina i ka kthyer disa shtetas kosovar në pikën kufitare me Moldavinë.
Ai ka thënë se ka dhjetëra shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por i lejojnë qytetarët të hyjnë në ato shtete me pasaportë kosovare, ndërkaq ai ka thënë se sot Ukraina këta kosovarë i ka ofenduar dhe maltretuar si dhe i ka quajtur “terroristë”.
“Ky nuk është rasti i parë: para disa vitesh, e njëjta Ukrainë veproi në mënyrë skandaloze me ekipin tonë kombëtar të futbollit, të cilët u detyruan të udhëtonin në Gjeorgji për të zhvilluar ndeshjen. Ne këtu në Kosovë vazhdojmë të tregojmë solidaritet dhe dhimbje për ta – ndërkohë që ata na poshtërojnë. A nuk është koha të rishqyrtojmë qëndrimet tona ndaj atyre që nuk na respektojnë as dinjitetin më minimal?” ,ka shkruar Pacolli në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: