Ndërpritet furnizimi me ujë të pijes në veri të vendit
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se është dëmtuar gypi i ujit në Zveçan. Si pasojë, sipas KRU “Mitrovica”, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan. “Ju informojmë se ka ndodhur dëmtimi i gypit të ujit në Zveçan, për shkak të së cilës është ndërprerë…

Lajme
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se është dëmtuar gypi i ujit në Zveçan.
Si pasojë, sipas KRU “Mitrovica”, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan.
“Ju informojmë se ka ndodhur dëmtimi i gypit të ujit në Zveçan, për shkak të së cilës është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan. Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmtimit. Menjëherë pas përfundimit të punimeve, furnizimi me ujë të pijes do të rikthehet në normalitet”.
“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin”, thuhet në njoftim.