Përplasjet vazhdojnë, Gërvalla kundër-replikë Qunit: Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt e shumë të tjerëve
Polemikat mes deputetit të LDK-së, Anton Quni, dhe ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë vazhduar pasi kjo e fundit fillimisht akuzoi Qunin se nuk e votoi për kryetare të Kuvendit. Quni në një reagim iu përgjigj duke i thënë se i mbështet “vetëm ata që qëndrojnë besnikë edhe kur vështirësohen gjërat”.…

Lajme
Polemikat mes deputetit të LDK-së, Anton Quni, dhe ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë vazhduar pasi kjo e fundit fillimisht akuzoi Qunin se nuk e votoi për kryetare të Kuvendit.
Quni në një reagim iu përgjigj duke i thënë se i mbështet “vetëm ata që qëndrojnë besnikë edhe kur vështirësohen gjërat”.
Gërvalla ka bërë sërish replikë, duke thënë se besnikëria nuk matet në raport me “shefat e partisë dhe baballarët e koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe”, por me “shokët dhe kolegët e vrarë pas shpine”.
Ajo i është drejtuar Qunit me pyetjen se ku e ka lënë besnikërinë ndaj figurave të vrara si Tahir Zemaj, Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj, duke shtuar se ai e përmend këtë çështje vetëm kur afrohen zgjedhjet.
“Besnikëria nuk matet në raport me shefat e partisë dhe baballarët e koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe, por në raport me shokët dhe kolegët e vrarë pas shpine. Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt, Sebahate Tolajt e shumë të tjerëve? Apo e nxjerr nga sirtari vetëm kur është kohë votash?” ka shkruar Gërvalla në Facebook.
