Policia intensifikon aktivitetet për rritjen e sigurisë në Gjilan

Policia në Gjilan, në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit dhe hetim të veprave penale, gjatë ditëve të fundit – nga 13 gushti dëri më 21 gusht 2025 ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh të shtuara operative dhe hetimore. Sipas njoftimit, gjatë këtyre aktiviteteve janë identifikuar dhe ndaluar persona të dyshuar…

Lajme

22/08/2025 17:23

Policia në Gjilan, në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit dhe hetim të veprave penale, gjatë ditëve të fundit – nga 13 gushti dëri më 21 gusht 2025 ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh të shtuara operative dhe hetimore.

Sipas njoftimit, gjatë këtyre aktiviteteve janë identifikuar dhe ndaluar persona të dyshuar me urdhëresa të gjykatës siç ju kemi informuar ditë me herët. Gjatë kësaj kohe janë konfiskuar armë zjarri dhe mjete të tjera si: Katër (4) raste të armëve –pistoleta dhe 29 fishekë; Tetë (8)raste posedim i pa autorizuar i substancave narkotike; Dy (2) raste armë të ftohtë (thikë) dhe një (1) rast shufër metalike.

“Këto veprime janë pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të Policisë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar dhe hetuar të gjitha veprimet që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftim.

Policia inkurajon të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të raportojnë çdo veprimtari të dyshimtë përmes nurmave kontaktues 192, [email protected] apo Stacionin me të afërt të policies.

Ditë më parë, një gjarje e rëndë kishte nodhur në Gjilna, ku mbetën tre persona të vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë.

Tre persona të dyshuar lidhur me ngjarjen e rëndë, Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra vazhdojnë të jenë në arrati.