Arrestohet në Prishtinë një 30-vjeçar i kërkuar me gjashtë urdhër-arreste gjykate
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me gjashtë urdhër-arreste aktive nga gjykata dhe tri kërkesa policore, në një aksion të zhvilluar nga njësitet e Stacionit Policor “Qendra” dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë. Në komunikatën e Policisë bëhet e ditur se bëhet fjalë për një 30-vjeçar, shtetas i Kosovës, me inicialet R.G.,…

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me gjashtë urdhër-arreste aktive nga gjykata dhe tri kërkesa policore, në një aksion të zhvilluar nga njësitet e Stacionit Policor “Qendra” dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë.
Në komunikatën e Policisë bëhet e ditur se bëhet fjalë për një 30-vjeçar, shtetas i Kosovës, me inicialet R.G., që ishte në kërkim për disa vepra penale të rënda, transmeton lajmi.net
“Personi i arrestuar është i kërkuar me gjashtë urdhër-arreste nga gjykatat dhe tri kërkesa policore, për vepra si: Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Lëndim i rëndë trupor”, thuhet në komunikatë.
I dyshuari është kapur në një operacion të befasishëm të zhvilluar në zonën e kryeqytetit dhe pas arrestimit është dërguar menjëherë për vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë me aksione të tilla me qëllim të zbatimit të urdhër-arresteve dhe kapjes së personave të kërkuar për vepra penale./lajmi.net/