Skandalozi Dodik mund të jetë kandidat për president të Serbisë

Milorad Dodik mund të jetë një kandidat për president të Serbisë në zgjedhjet e ardhshme. Kështu së paku pretendon nënkryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP), Borko Stefanoviq. Sipas mediave serbe, ai ka thënë se aktualisht po shqyrtohet opsioni që Milorad Dodik, i cili pas vendimit të Dhomës së Apelit të Gjykatës së Bosnjës…

Lajme

19/08/2025 12:23

Milorad Dodik mund të jetë një kandidat për president të Serbisë në zgjedhjet e ardhshme.

Kështu së paku pretendon nënkryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP), Borko Stefanoviq.

Sipas mediave serbe, ai ka thënë se aktualisht po shqyrtohet opsioni që Milorad Dodik, i cili pas vendimit të Dhomës së Apelit të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës nuk është më president i Republikës Srpska, të jetë kandidat për president të Serbisë në zgjedhjet e ardhshme.

Stefanoviq i tha televizionit Nova S se po “negociohet seriozisht”, pasi presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do të jetë në gjendje të kandidojë përsëri për këtë detyrë.

“Vuçiq dëshiron të jetë kryeministër, të kthehet në pozicionin e Kryeministrit, dhe ai po përgatit Dodikun, pasi ai ka shtetësi serbe dhe tani nuk mund të jetë president i Republikës Srpska”, citohet të ketë thënë Stefanoviq.

Ndërsa duke folur për protestat në Serbi, ai vlerësoi se paraqitja e Vuçiqit mbrëmë para ambienteve të SNS në Palilula, ku u thyen dritare, u arrestuan pa bazë dhe u rrahën të rinj, përfaqësoi “një përpjekje për të vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme të pashpallur”.

Stefanoviqi beson se represioni i autoriteteve do të intensifikohet dhe ata do të përpiqen ta fusin nën termin “terrorizëm”, i cili përkufizohet shumë gjerësisht në ligj, këdo që del në protesta, përcjell Telegrafi.

“E gjithë kjo është një prelud i një represioni të intensifikuar të regjimit në largim, i cili e shkatërroi Serbinë pothuajse plotësisht dhe është qeveria më e keqe në historinë e Serbisë. Pavarësisht se sa e vështirë është dhe pavarësisht se sa dhunë, arrestime dhe rrahje na vijnë nga ana tjetër, ne duhet të qëndrojmë të qetë, sepse një protestë paqësore, një protestë e mençur dhe shëtitja e policisë mbrëmë në Beogradin e Ri është një përgjigje shumë më e mirë”, tha Stefanoviqi.