Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Rreth orës 19:00, Policia e Kosovës ka marrë informacion për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Zëdhënsja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net, se “Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.…

Lajme

18/08/2025 20:39

Rreth orës 19:00, Policia e Kosovës ka marrë informacion për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

Zëdhënsja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net, se “Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka pasur persona të lënduar.”

Ahmeti theksoi se njësitë policore po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.