Gjykata konstatoi se Dehari ka tejkaluar mandatin gjatë seancave, Dimal Basha e përjeton si humbje të VV-së aktgjykimin

Deputeti më i vjetër, Avni Dehari, u nxor shkelës i Kushtetutës me këmbënguljen, të cytur nga partia e tij, për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri. Për të këputur zvarritjen e konstituimit në këtë stil nga Vetëvendosje, Kushtetuesja urdhëroi votim të hapur dhe jo më shumë se tri herë të propozohet emri…

Lajme

18/08/2025 19:14

Deputeti më i vjetër, Avni Dehari, u nxor shkelës i Kushtetutës me këmbënguljen, të cytur nga partia e tij, për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.

Për të këputur zvarritjen e konstituimit në këtë stil nga Vetëvendosje, Kushtetuesja urdhëroi votim të hapur dhe jo më shumë se tri herë të propozohet emri i njëjtë. Krejt kjo duhet të bëhet për 30 ditë nga sot. Seanca duhet të thirret brenda 48 orësh.

Në këtë situatë, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, aktgjykimin e Kushtetuteses e përjetoi si humbje të partisë së tij.

“Nuk habitet kush që fitoni me gjykata, por në popull jeni t’humbur gjithë!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.