Ish-banori i Big Brother Kosova, Mirdon Pacolli bëhet baba për herë të parë
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, ka ndarë me ndjekësit lajmin më të gëzueshëm të jetës së tij: është bërë baba për herë të parë. Mirdoni dhe partnerja e tij, Elmedina, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Noe. Lajmin e bukur ai…

ShowBiz
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, ka ndarë me ndjekësit lajmin më të gëzueshëm të jetës së tij: është bërë baba për herë të parë.
Mirdoni dhe partnerja e tij, Elmedina, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Noe.
Lajmin e bukur ai e ka bërë publik përmes një postimi në Instagram, ku ka shkruar me emocion: “Mirë se vjen Noe, baba më i ri në shehër”.
Ky postim ka marrë menjëherë urime të shumta nga miqtë, ndjekësit dhe ish-banorët e tjerë të reality shout.
Me këtë lajm të gëzuar, Mirdoni dhe Elmedina nisin një kapitull të ri në jetën e tyre si prindër.
View this post on Instagram
Mirdoni së bashku me Ard Gashin kanë qenë bashkë dhe u bënë më të njohur për publikun në edicionin e dytë të formatit të lartpërmendur.
Të njëjtit krijuan situata të shumta e mjaft të këndshme brenda, duke u pëlqyer tejet shumë nga publiku.