Arrestohet në Merdare një person për krime lufte në Komunën e Vushtrrisë

Prokuroria Speciale ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet S.S i dyshuar për krime lufte. Ai është arrestuar në pikën  kufitare  në Merdare, dhe Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Speciale po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme. “Ai dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka kryer veprën penale “Krime lufte…

Lajme

17/08/2025 18:24

Prokuroria Speciale ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet S.S i dyshuar për krime lufte.

Ai është arrestuar në pikën  kufitare  në Merdare, dhe Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Speciale po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Ai dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në Komunën e Vushtrrisë.Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndajS.S do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.