Putin deklarohet pas takimit me Trump: Negociatat janë mbajtur në atmosferë konstruktive

Pas përfundimit të takimit kry më krye mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit, dy presidentët po mbajnë konferencën për media. I pari që ka folur është Putini. Ai ka thënë se negociatat kanë shkuar mirë. “Negociatat janë mbajtur në atmosferë konstruktive. Dua ta falënderoj homologun tim për takimin në Alaskë. Kur u takuam i thash…

Bota

16/08/2025 01:12

Pas përfundimit të takimit kry më krye mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit, dy presidentët po mbajnë konferencën për media.

I pari që ka folur është Putini.

Ai ka thënë se negociatat kanë shkuar mirë.

“Negociatat janë mbajtur në atmosferë konstruktive. Dua ta falënderoj homologun tim për takimin në Alaskë. Kur u takuam i thash mirëdita fqinj, i thash në mënyrë fqinjësore. Sepse na ndan vetëm një det. Jemi fqinj të afërt”, ka thënë Putin.