Takimi në Alaska – Pasi shtrënguan duart në pistën e aeroportit, Trump dhe Putin udhëtuan së bashku në një limuzinë (VIDEO)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pritur presidentin rus Vladimir Putin në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska. Dy liderët u takuan dhe shtrënguan duart në pistën e aeroportit, para se të hipnin së bashku në limuzinën presidenciale të Trump, transmeton lajmi.net Ky veprim është konsideruar i pazakontë, sidomos kur bëhet fjalë për një…

Bota

15/08/2025 21:30

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pritur presidentin rus Vladimir Putin në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska.

Dy liderët u takuan dhe shtrënguan duart në pistën e aeroportit, para se të hipnin së bashku në limuzinën presidenciale të Trump, transmeton lajmi.net

Ky veprim është konsideruar i pazakontë, sidomos kur bëhet fjalë për një kundërshtar.

Kujtojmë se në vitin 2018, gjatë një takimi me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, Trump ishte ndaluar nga këshilltarët e tij të atëhershëm që ta ftonte atë në veturë.

Kësaj radhe, duket se presidenti Trump ka ndjekur një qasje tjetër, me këshilltarë të rinj dhe objektiva të ndryshme.

Edhe pse takimi zyrtar do të përfshijë këshilltarët e dy palëve, kjo udhëtim i shkurtër në veturë i jep mundësi Trump dhe Putin të bisedojnë vetëm për pak momente pa ndërmjetës./lajmi.net/