Më në fund: U gjet paraja, punëtorët e RTK-së së shpejti do të marrin pagat
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar sot në parim kërkesën për huamarrje në vlerë deri në 2,540,000 euro për Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Ky vendim synon të sigurojë likuiditetin financiar të transmetuesit publik, duke garantuar funksionimin e tij të mëtejshëm, transmeton lajmi.net Juristja per media, Flutura Kusari ka bërë të ditur…

Lajme
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar sot në parim kërkesën për huamarrje në vlerë deri në 2,540,000 euro për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ky vendim synon të sigurojë likuiditetin financiar të transmetuesit publik, duke garantuar funksionimin e tij të mëtejshëm, transmeton lajmi.net
Juristja per media, Flutura Kusari ka bërë të ditur se mbledhja e Qeverisë u zhvillua në mënyrë elektronike.
RTK-së ende nuk i janë alokuar mjetet e buxhetit për pjesën e dytë të vitit./lajmi.net/