Zëvendësministri i “vajit në tepsi” ankohet për “mosrespektim” të Kushtetutës nga ish-opozita, ndërsa vetë VV-ja u shpall shkelëse e saj
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka akuzuar LDK-në dhe PDK-në për hipokrizi, duke pretenduar se ato nuk po e respektojnë aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sipas Sallahut, partitë opozitare thirren në aktgjykim, por në të njëjtën kohë refuzojnë ta zbatojnë atë duke mos votuar kandidatin e Vetëvendosjes…

Lajme
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka akuzuar LDK-në dhe PDK-në për hipokrizi, duke pretenduar se ato nuk po e respektojnë aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Sipas Sallahut, partitë opozitare thirren në aktgjykim, por në të njëjtën kohë refuzojnë ta zbatojnë atë duke mos votuar kandidatin e Vetëvendosjes për këtë post, transmeton lajmi.net
Megjithatë, kjo deklaratë vjen pak kohë pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se ishte pikërisht partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, ajo që kishte shkelur aktgjykimin e mëparshëm të qershorit, duke mos e zbatuar siç duhet.
Kjo ngre pikëpyetje mbi kredibilitetin e kritikave të Sallahut dhe sinqeritetin e thirrjeve për respektim të Kushtetutës.
Postimi i plotë:
Shikoni hipokrizinë e LDK-së dhe PDK-së!
Në njërën anë bëjnë thirrje që të respektohet aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nga Lëvizja VETËVENDOSJE! ndërsa në anën tjetër deklarojnë se nuk do ta respektojnë pikërisht dispozitivin e këtij aktgjykimi, duke mos i votuar, disa kandidatë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryetarë të Kuvendit!
Shikoni më poshtë se çka theskon dispozitivi i aktgjykimit!/lajmi.net/