Tahiri: Adresa para të cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje – aty buron krimi dhe tmerri që po e terrorizon Gjilanin

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka shkruar në lidhje me organizimin e një proteste që pritet të mbahet sot në Gjilan, pas vrasjes së trefishtë që ka ndodhur të dielën. Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo protestë e thirrur nga qytetarët e Gjilanit, është me plot të drejtë. “Pesë ditë heshtje…

Lajme

15/08/2025 10:52

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka shkruar në lidhje me organizimin e një proteste që pritet të mbahet sot në Gjilan, pas vrasjes së trefishtë që ka ndodhur të dielën.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo protestë e thirrur nga qytetarët e Gjilanit, është me plot të drejtë.

“Pesë ditë heshtje nga Sfeqla e Kurti për mos arrestimin e fajdexhiut që vrau tre qytetarë të pafajshëm! Jo vetëm heshtje – por edhe mbrojtje të hapur. Në ditën e tragjedisë, në vend që qyteti të “blindohej” në çdo hyrje e dalje derisa autori të kapej, atij iu hap rruga për t’u arratisur. Adresa para së cilës duhet të protestohet është Lëvizja Vetëvendosje – aty buron krimi dhe tmerri që po e terrorizon Gjilanin”, ka shkruar Haziri.

Postimi i tij i plotë në Facebook: