Pse u zgjodh Alaska si vend i takimit mes Trump dhe Putin?

Zgjedhja e vendndodhjes është historikisht e rëndësishme: të dy presidentët po takohen në tokën amerikane që dikur ishte ruse. Alaska i përkiste Rusisë deri në vitin 1867, kur u ble nga SHBA-të, raporton BBC, transmeton KP. Pastaj, në vitin 1959, ajo u bë një shtet amerikan. Ndihmësi presidencial rus, Yuri Ushakov, tha se ishte një vend…

Bota

15/08/2025 08:20

Zgjedhja e vendndodhjes është historikisht e rëndësishme: të dy presidentët po takohen në tokën amerikane që dikur ishte ruse.

Alaska i përkiste Rusisë deri në vitin 1867, kur u ble nga SHBA-të, raporton BBC, transmeton KP.

Pastaj, në vitin 1959, ajo u bë një shtet amerikan. Ndihmësi presidencial rus, Yuri Ushakov, tha se ishte një vend “logjik” për t’u takuar, me vetëm Ngushticën e Beringut që ndante të dy vendet.

Dyshja do të takohet në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson në periferi të qytetit më të madh të Alaskës, Anchorage, në pjesën jugore të shtetit.