Kastrati: Pensioni aktual nënçmues, kemi pritur më shumë nga Qeveria

Sot kryetari i Lidhjes së Pensionistëve, Sherif Kastrati, ka folur për sfidat me të cilat përballen pensionistët, si dhe për mbështetjen e Qeverisë për këtë kategori. Lidhur me këtë Kastrati është shprehur i pakënaqur me mbështetjen e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, duke thënë se pensioni i tanishëm është nënçmues dhe përbuzës. “Kur folet…

Lajme

14/08/2025 13:55

Sot kryetari i Lidhjes së Pensionistëve, Sherif Kastrati, ka folur për sfidat me të cilat përballen pensionistët, si dhe për mbështetjen e Qeverisë për këtë kategori.

Lidhur me këtë Kastrati është shprehur i pakënaqur me mbështetjen e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, duke thënë se pensioni i tanishëm është nënçmues dhe përbuzës.

“Kur folet për standard që krijohet me këtë pension që krijohet momentalisht nuk mund ta quajmë standard, por është një nënçmim për pensionistin. Kur them nënçmim, do ta marr një shembull me këtë pension që i merr 120 euro ai nuk mund ta blej një byrek edhe një jogurt, do të thotë mund ta sigurojë një shujtë .25 përqind që i bie shumë keq me këtë pension bazik. Ne kemi pritur shumë prej Qeverisë”, ka thënë Kastrati në teve1.

Kastrati ka uruar që qeveritë e ardhshme të bëjnë hapa drejt rritjes së pensionit, jo në mënyrë segmentale.

“Unë jam i bindur që qeveritë që vijnë do ta kenë parasysh që siç e kanë bërë një hap te pagat minimale, t’i ngrisin edhe pensionet të shkojnë në mënyrë offensive dhe jo në mënyrë segmentale. Kjo mund të bëhet vetëm me nxjerrjen e ligjit mbi Fondin Pensional, përndryshe nëse shkon me këtë avaz nuk do të ketë zgjidhje dhe do të jemi kategori e nënçmume dhe e përbuzur që mezi mbijeton”, ka shtuar ai.