Punëtorët e RTK-së dy javë pa paga, AGK i bën thirrje Qeverisë për ndarjen e buxhetit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është shprehur thellësisht i shqetësuar që 700 punëtorët e RTK-së vazhdojnë të mbesin pa pagë për muajin korrik. Nga AGK-ja thonë se janë të brengosur për mirëqenien ekonomike të gjithë kolegëve, që nuk janë paguar për punën e tyre, e që vazhdojnë ta kryejnë edhe gjatë muajit gusht. “AGK-ja…

Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është shprehur thellësisht i shqetësuar që 700 punëtorët e RTK-së vazhdojnë të mbesin pa pagë për muajin korrik.
Nga AGK-ja thonë se janë të brengosur për mirëqenien ekonomike të gjithë kolegëve, që nuk janë paguar për punën e tyre, e që vazhdojnë ta kryejnë edhe gjatë muajit gusht.
“AGK-ja e fton Menaxhmentin e RTK-së që të intensifikojë përpjekjet për të siguruar buxhetin, dhe të jetë transparent për veprimet e veta me të punësuarit e RTK-së. AGK-ja e sheh mosalokimin e buxhetit për pjesën e dytë të vitit për RTK-në, si formë të presionit të shtuar politik ndaj Transmetuesit Publik nga ana e Qeverisë në detyrë Kurti”, thuhet në reagim.
Asociacioni tutje thekson se është koha e fundi që Qeveria të eksplorojë të gjitha mundësitë ligjore për të alokuar mjetet që i takojnë RTK-së.
AGK-ja shpreh solidaritet me kolegët e RTK-së, gjersa theksojnë se njohin punën e tyre të rëndësishme për informim në interes të publikut.