Një muaj paraburgim për të dyshuarin Ramadan Morina, për krime lufte në Burim të Malishevës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit Ramadan Morina, si i dyshuar për krime lufte. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi. Morina dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29–31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe,…

Lajme

14/08/2025 11:53

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit Ramadan Morina, si i dyshuar për krime lufte.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

Morina dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29–31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës.

Lidhur me këtë Prokuroria ka bërë të ditur se R.M., së bashku me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kishte marrë pjesë në këtë masakër. Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi nga dëshmitarë okularë dhe të mbijetuar.

Ndërkaq sanca e sotme ndaj tij u mbajt e mbyllur për media. /Lajmi.net/