Përmbyllet Konferenca e 8-të e Ambasadorëve, Kurti merr pjesë në pritjen përmbyllëse
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me rastin e përfundimit të edicionit të 8-të të Konferencës së Ambasadorëve. Në këtë konferenca janë mbledhur në Prishtinë përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës nga e gjithë bota, e cila është…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me rastin e përfundimit të edicionit të 8-të të Konferencës së Ambasadorëve.
Në këtë konferenca janë mbledhur në Prishtinë përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës nga e gjithë bota, e cila është zhvilluar gjatë tri ditëve me sesione të dedikuara planifikimit strategjik të politikës së jashtme dhe forcimit të rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Sipas Qeverisë, gjatë konferencës janë organizuar panele me drejtues të institucioneve dhe diskutime mbi tema si: siguria dhe mbrojtja si prioritet gjeostrategjik, kërcënimet dhe rreziqet jokonvencionale të sigurisë, roli i organizatave ndërkombëtare dhe politikat e sigurisë, diplomacia publike, imazhi i vendit, angazhimi i diasporës, diplomacia ekonomike dhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.