Kjo është lista e kandidatëve për Asamble me të cilën do të garojë LDK në kryeqytet
Kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidati i LDK-së për një mandat të dytë, Përparim Rama, ka prezantuar zyrtarisht listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e ardhshme lokale. Lista e publikuar përmban 56 kandidatë, të cilët, sipas Ramës, përfaqësojnë një ekip me vizion, dije dhe energji, të përkushtuar për zhvillimin e kryeqytetit, raporton lajmi.net…

Lajme
Kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidati i LDK-së për një mandat të dytë, Përparim Rama, ka prezantuar zyrtarisht listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Lista e publikuar përmban 56 kandidatë, të cilët, sipas Ramës, përfaqësojnë një ekip me vizion, dije dhe energji, të përkushtuar për zhvillimin e kryeqytetit, raporton lajmi.net
“Ky është ekipi me vizion, dije e energji për ta çuar Prishtinën ‘përtej’ të zakonshmes,” deklaroi Rama gjatë prezantimit.
Ai theksoi se përmes kësaj liste, LDK-ja në Prishtinë synon të ofrojë një qeverisje moderne, transparente dhe të orientuar drejt nevojave të qytetarëve.
Rama, që garon për një mandat të dytë si kryetar i Prishtinës, ka bërë të ditur më herët se fokusi i tij do të jetë në vazhdimin e projekteve për infrastrukturë, transport publik, gjelbërim dhe digjitalizim të shërbimeve komunale./Lajmi.net/