Aksident në Bresalc të Gjilanit, lëndohen katër persona

Një aksident ka ndodhur në Bresalc të Gjilanit, të mërkurën rreth orës 16:30. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Osmani ka thenë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si rrjedhojë katër persona janë lënduar në këtë aksident. “Me datën 13.08.2025 rreth…

Lajme

13/08/2025 19:10

Një aksident ka ndodhur në Bresalc të Gjilanit, të mërkurën rreth orës 16:30.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani ka thenë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si rrjedhojë katër persona janë lënduar në këtë aksident.

“Me datën 13.08.2025 rreth orës 16:30, kemi pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë  dy automjete, ku përpos dëmeve material lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar në qendrën Emergjente të Spitalit rajonal të Gjilanit ku janë duke pranuar tretman mjekësor.  Rrethanat e këtij aksidenti po hetohen nga hetues të aksidenteve nga Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan”, ka thënë Osmani. /Lajmi.net/