Arrestohet një femër në Lipjan, publikoi video duke gjuajtur me armë në rrjetet sociale
Policia e Kosovës e ka arrestuar një femër në qytetin e Lipjanit. Kjo pasi e njëjta kishte postuar video në rrjetet sociale duke gjuajtur me armë, me datën 29 maj, transmeton lajmi.net Asaj i është sekuestrua pistoleta dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Raporti i plotë i policisë: MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE…

Lajme
Policia e Kosovës e ka arrestuar një femër në qytetin e Lipjanit.
Kjo pasi e njëjta kishte postuar video në rrjetet sociale duke gjuajtur me armë, me datën 29 maj, transmeton lajmi.net
Asaj i është sekuestrua pistoleta dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i policisë:
MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR I ARMËVE /PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
· Lipjan 29.05.2025-08:30. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare pasi që muaj më parë kishte publikuar një video në rrjet social duke shtënë me armë zjarri. Pistoleta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./lajmi.net/