“Dorasi erdhi para shtëpisë 20 minuta pasi u parkuam”- Rrëfimi i Bedri Matoshit, vëllait të viktimës së mbrëmshme në Hajvali
Bedri Matoshi, vëllai i viktimës së mbrëmshme në Hajvali, M.Matoshit, në një deklaratë ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja. Ai për Nacionale thotë se ‘vrasja e vëllait të tij, ndodhi 20 minuta pasi ishin parkuar para oborrit të shtëpisë’. Thotë se Policia e Kosovës, i ka pamjet nga kamerat e sigurisë. “Në momentin e ngjarjes,…

Lajme
Bedri Matoshi, vëllai i viktimës së mbrëmshme në Hajvali, M.Matoshit, në një deklaratë ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja.
Ai për Nacionale thotë se ‘vrasja e vëllait të tij, ndodhi 20 minuta pasi ishin parkuar para oborrit të shtëpisë’.
Thotë se Policia e Kosovës, i ka pamjet nga kamerat e sigurisë.
“Në momentin e ngjarjes, kemi ardhë si zakonisht prej punës. Edhe, kemi lyp me bë kthim të udhëkryqi në fjalë, ku dorasi ka qenë i parkuar. Kemi kërkuar t’na lirojë rrugën, në mënyrë njerëzore”, rrëfen vëllai i viktimës.
Ai thotë se dorasi, liroi rrugën pa ‘asnjë fjalë’.
“E ka liru rrugën, nuk kemi pasë asnjë fyerje apo ofendim mes vete. Ai ka vazhduar rrugën e vetë dhe ne jemi parkuar para oborrit tonë”, rrëfen Matoshi.
Ndërkohë, sipas tij, dorasi erdhi pas 20 minutash para shtëpisë së tyre, ku po pinin kafe në ‘terasën e shtëpisë’.
“Pas 20 minutave përafërsisht, na jemi kanë në terasë tuj pi kafe me familje, ka ardhë, u ndalë para dyerve, na ka thirrë, kena dalë edhe na u ka shprehë: nuk mundeni me ma ndalë rrugën ju.
E ka sjell kerrin deri në këtë pjesën këtu…
Tuj bisedu me të, e ka nxjerr revolen dha ka gjuajtë në drejtim të vëllait”, thotë ai.
Matoshi thotë se ‘shtëpia e tyre është nën vëzhgim të kamerave dhe se pamjet janë tani në Policinë e Kosovës’.
“Shpia është nën vëzhgim të kamerave, policia i ka marrë imazhet. Besoj që policia i ka tani të gjitha informatat e sakta”, thotë ai.
I pyetur nga Nacionale (gazetari Burim Pacolli), se a kishin probleme e fqinjin në fjalë më herët, ai thotë se ‘këtë fqinj as nuk e njihnin’.
“Realisht, na as nuk e njohim që e kemi fqinj. Se shkojmë në mëngjes në punë, kthehemi në mbrëmje, nuk kemi kohë t’i njohim as fqinjët.
Përndryshe, me fqinjët nuk kemi pasë kurrë asnjë telash, kurrëfarë raporti nuk kemi pasë kurrë, as nuk jemi njoftë si fqinj”, thotë ai.