Boksieri shqiptar rrëfen sherrin me djalin e Arkanit: ‘E lashë keq’
Boksieri shqiptar, Astrit Sejdi ka folur për sherrin me djalin e Arkanit në Zyrih të Zvicrës. Në një prononcim për “Top Channel”, Sejdi tregon se djali i Arkanit e kishte provokuar, por në fund ai kishte mbetur i plagosur nga përleshja fizike që kishte pasuar mes tyre. “Jemi takuar rastësisht, kishte veshur një bluzë të…

Sport
Boksieri shqiptar, Astrit Sejdi ka folur për sherrin me djalin e Arkanit në Zyrih të Zvicrës.
Në një prononcim për “Top Channel”, Sejdi tregon se djali i Arkanit e kishte provokuar, por në fund ai kishte mbetur i plagosur nga përleshja fizike që kishte pasuar mes tyre.
“Jemi takuar rastësisht, kishte veshur një bluzë të Putin-it dhe të babait të vet dhe unë si shqiptar i mllefos, edhe ai kishte qene boksier s’e kam dit, jemi përlesh, për fat të mirë ka qenë një përleshje fizike shumë e rëndë ndaj atij, jemi takuar rastësisht, ai ka qenë me disa shokë, jemi balalafaquar”, zbuloi Sejdi.
“Ai nisi të provokojë, ne si shqiptarë jemi gjaknxehtë. Po puthte bluzën e vet, për shqiptarët s’ka vend, s’e di në gjuhën e tyre, provokonte”.
“Prej 5-6 vitesh, pati reagim, edhe policia e ka kuptuar se kemi konflikt me Serbinë, kam dhënë deklaratë dhe jam liru. Nuk e di nëse është shoqëru ai”, tha Astriti.