Policia publikon fotografitë e të dyshuarit për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë- ndodhet në arrati
Një person vdiq si shkak i plagëve të marra nga arma e zjarrti dje në Hajvali. 41 vjeçari Muhamet Matoshi vdiq si shkak i plagëve që mori dhe të cilave nuk arriti t’u bëjë ballë. E siç raportohet arsyeja që çoi deri tek vrasja është tejet banale. Pas një shkëmbimi fjalës në mes viktimës dhe…

Lajme
Një person vdiq si shkak i plagëve të marra nga arma e zjarrti dje në Hajvali.
41 vjeçari Muhamet Matoshi vdiq si shkak i plagëve që mori dhe të cilave nuk arriti t’u bëjë ballë.
E siç raportohet arsyeja që çoi deri tek vrasja është tejet banale.
Pas një shkëmbimi fjalës në mes viktimës dhe të dyshuarit Xh.N, situate ka dalë jashtë kontrollit deri në përdorimin e armës së zjarrit, e që përfundoi tragjikisht me vdekjen e Matoshit në vendin e ngjarjes.
Derisa sot Policia e Kosovës, sot ka publikuar fotografinë e të dyshuarit Xhemajl Nuhiu, i cili gjendet ende në arrati, duke kërkuar kështu ndihmën e qytetarëve për çdo informancion që mund të kenë.
“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë mbrëmë në Hajvali. Personi i dyshuar XHEMAIL (BAJRAM) NUHIU ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected], Android #app: Lajmero Policine[, Tel: 192”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/