Një çift kosovar nuk e deklaroi vlerën e arit në hyrje të Serbisë, dhe iu konfiskua, Koci: Nesër paraqiten para gjykatës serbe

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka bërë apel qytetarëve për kujdes kur kalojnë nëpër Serbi, pasi që sipas tij kontrollet në kufi janë shtuar ndjeshëm . Ai ka thënë se çdo udhëtar që mban me vete më shumë se 10 mijë euro para ose gjera me vlerë, duhet t’i deklaroj në hyrje të Serbisë.…

Lajme

10/08/2025 21:15

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka bërë apel qytetarëve për kujdes kur kalojnë nëpër Serbi, pasi që sipas tij kontrollet në kufi janë shtuar ndjeshëm .

Ai ka thënë se çdo udhëtar që mban me vete më shumë se 10 mijë euro para ose gjera me vlerë, duhet t’i deklaroj në hyrje të Serbisë.

“Mosdeklarimi sjell konfiskimin e përkohshëm të shumës ose sendeve dhe hapjen e procedurave gjyqësore. Nëse disa raste, kërkohet të dëshmohet prejardhja e parave ose paraqitja e faturave të sendeve me vlerë”, ka shkruar Koci.

Ai ka njoftuar se sot një gjë e tillë i ka ndodhur një çifti kosovar në hyrje të Serbisë, të cilët sipas Kocit janë kontrolluar detajisht.

“Pasi nuk e kanë deklaruar pajën e nuses (stoli ari), e cila kishte vlerë mbi kufirin e lejuar, janë mbajtur dhe ari është konfiskuar deri në vendim të gjykatës. Nesër do të paraqitën para gjykatës serbe, e cila e ka kompetencë territoriale kufirin ku janë ndalur”, ka shkruar Koci.

Ai ka thënë se po merret me qytetarin duke i këshilluar dhe ndihmuar aq sa ka mundësi. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Kocit: