Ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan- bashkë me djemtë e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit. Si pasojë e shkrepjes së armës dy persona kanë ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë plagosur, ku dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente në Gjilan, derisa i dyshuari është në arrati. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit.
Si pasojë e shkrepjes së armës dy persona kanë ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë plagosur, ku dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente në Gjilan, derisa i dyshuari është në arrati.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Lidhur me këtë nga burime të lajmi.net, mësohet se i dyshuari është Mefail Shkodra i cili pas aktit ështe arratisur bashkë me djemt e tij.
Ndryshe Mefail Shkodra tashmë është emër i njohur për Policinë.
“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ . Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë I cili për momentin është në arrati . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, ka thënë Hashani. /Lajmi.net/