Hargreaves: Shpresoj që zgjedhjet lokale të kenë pjesëmarrje të plotë të partive, përfshirë komunitetin serb

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se gjatë takimit të sotëm me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë biseduar për aktvendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit. Hargreaves tha se me Abdixhikun diskutuan edhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.…

Lajme

08/08/2025 23:40

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se gjatë takimit të sotëm me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë biseduar për aktvendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Hargreaves tha se me Abdixhikun diskutuan edhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

“Sot u takova me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Diskutuam për implikimet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shpreha shpresën time që zgjedhjet lokale do të zhvillohen me pjesëmarrjen e plotë të të gjitha partive, përfshirë edhe ato që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës,” shkroi Hargreaves.