Pritja para selisë së LDK’së, Abdixhiku mërgimtarëve: Mirënjohje që na nderuat, mirë se keni ardhur në shtëpinë tuaj
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim tashmë tradicional bashkëatdhetarët nga mërgata, të cilët ishin mbledhur pranë selisë qendrore të partisë. Ai tha se ky organizim shënon një lidhje të pandarë mes mërgatës dhe Kosovës, duke e cilësuar atë si pjesë përbërëse të historisë, zhvillimit dhe të ardhmes së…

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim tashmë tradicional bashkëatdhetarët nga mërgata, të cilët ishin mbledhur pranë selisë qendrore të partisë.
Ai tha se ky organizim shënon një lidhje të pandarë mes mërgatës dhe Kosovës, duke e cilësuar atë si pjesë përbërëse të historisë, zhvillimit dhe të ardhmes së vendit.
“Sonte ndamë fjalë, ndjenja, kujtime dhe shpresë, për Kosovën që duam të ndërtojmë së bashku. Sepse për LDK-në, mërgata nuk është vetëm urë lidhëse me botën; është pjesë përbërëse e historisë, zhvillimit dhe të ardhmes sonë”, tha Abdixhiku.
Ai shprehu mirënjohje për secilin pjesëmarrës, duke theksuar se rruga përpara është e gjatë, por “bashkë jemi më të fortë”.