Pas katër dekadash konflikti, Trumpi pajton Azerbajxhanin dhe Armeninë

Pas pothuajse katër dekadash të një konflikti të përgjakshëm që deri vonë nuk kishte fund, Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruan një marrëveshje paqeje në prani të presidentit amerikan Donald Trump. Në këtë moment historik mungon dukshëm Rusia, e cila nuk luan më një rol qendror në Kaukazin e Jugut. Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit, Nikol Pashinyan…

Bota

08/08/2025 22:55

Pas pothuajse katër dekadash të një konflikti të përgjakshëm që deri vonë nuk kishte fund, Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruan një marrëveshje paqeje në prani të presidentit amerikan Donald Trump.

Në këtë moment historik mungon dukshëm Rusia, e cila nuk luan më një rol qendror në Kaukazin e Jugut.

Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit, Nikol Pashinyan dhe Ilham Aliyev, nënshkruan një marrëveshje paqeje të premten në prani të Trumpit në Uashington, pas pothuajse katër dekadash të një konflikti të përgjakshëm në Karabak.

“Sot po vendosim paqen në Kaukazin e Jugut”, tha Presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev. “Sot po shkruajmë një histori të re të madhe”.

Kryeministri armen, Pashinyan, shtoi se kjo marrëveshje përfaqësonte “hapjen e një kapitulli paqeje”. “(Ne) po hedhim themelet për një histori më të mirë se ajo që kishim në të kaluarën”, shtoi ai.

“Vendet e Armenisë dhe Azerbajxhanit po angazhohen t’i japin fund të gjitha luftimeve përgjithmonë”, tha Trump në një konferencë të përbashkët për shtyp me të dy udhëheqësit.