Prizren: Vetura e parkuar lëviz prapa, një person humb jetën pas rënies nga muri 6 metra i lartë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të pazakontë. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Sipas tij, ngjarja është raportuar rreth orës 12:17, raporton lajmi.net “Në fshatin Mushnikovë është raportuar për një…

Lajme

08/08/2025 22:17

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të pazakontë.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, ngjarja është raportuar rreth orës 12:17, raporton lajmi.net

“Në fshatin Mushnikovë është raportuar për një person të gjetur pa shenja jete,” tha Bytyqi.

Sipas të dhënave fillestare, viktima kishte parkuar veturën dhe po përpiqej të vendoste një gur për ta siguruar, kur automjeti ka lëvizur mbrapa dhe e ka goditur, duke e shtyrë nga një mur mbi 6 metra i lartë.

“Fillimisht është konstatuar se kishte shenja jete, por gjatë transportit drejt Ambulancës së Reçanit ka ndërruar jetë,” sqaroi zëdhënësi i Policisë.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa Prokurori i Shtetit është informuar dhe ka autorizuar hapjen e rastit si “Hetim i Vdekjes”.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente./Lajmi.net/