Hipokrizia e Vetëvendosjes: Sot iu hodh në sulm, por Radomir Laban është njëri nga gjyqtarët që rrëzoi Qeverinë Hoti dhe Kurti u kthye në pushtet

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese pas aktgjykimit të fundit, duke vënë në shënjestër edhe gjyqtarë individualë, përfshirë Radomir Labanin. Por historia politike tregon diçka tjetër – Laban ishte ndër gjyqtarët që votuan për ta shpallur të pavlefshëm votën e deputetit Etem Arifi, çka çoi në rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe kthimin e…

Lajme

08/08/2025 21:13

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese pas aktgjykimit të fundit, duke vënë në shënjestër edhe gjyqtarë individualë, përfshirë Radomir Labanin.

Por historia politike tregon diçka tjetër – Laban ishte ndër gjyqtarët që votuan për ta shpallur të pavlefshëm votën e deputetit Etem Arifi, çka çoi në rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe kthimin e Albin Kurtit në pushtet, raporton lajmi.net

Në vitin 2020, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur që Qeveria Hoti nuk ishte zgjedhur në mënyrë kushtetuese për shkak të një vote të kontestuar, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja — të cilat i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje.

Tani, tre vjet më vonë, e njëjta parti e akuzon këtë gjykatë për “shpikje rregullash arbitrare” dhe “devijim të rrezikshëm kushtetues”, ndërsa në reagimet publike dhe rrjetet sociale janë përmendur me emra edhe disa nga anëtarët e trupit gjykues.

Kjo ka nxitur kritika për qëndrime kontradiktore të VV-së ndaj institucioneve të drejtësisë.

Përveç sulmeve të Vetëvendosjes, edhe zyrtarë të saj, si deputetja Arbrëshe Kryeziu-Hyseni, kanë aluduar publikisht për ndërhyrje të jashtme në vendimet e Kushtetueses, duke përmendur edhe përfaqësues të huaj diplomatikë./Lajmi.net/