Elshani për incidentin në “Mitrovica Jazz Days”: Njëri person lirohet me gjobë, tjetri ndalohet për kanosje

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut për prishje të rendit dhe qetësisë publike, pas përfundimit të “Mitrovica Jazz Days”. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Prishtinës, Veton Elshani. Ai tha se pas konsultimit me prokurorin, njërit nga të arrestuarit i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje sulm verbal…

Lajme

08/08/2025 20:58

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut për prishje të rendit dhe qetësisë publike, pas përfundimit të “Mitrovica Jazz Days”.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Prishtinës, Veton Elshani.

Ai tha se pas konsultimit me prokurorin, njërit nga të arrestuarit i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje sulm verbal dhe është liruar, ndërsa tjetrit pas intervistimit dhe shikimit të incizimeve është ndaluar 48 orë për kanosje.