Pritjet aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Fluksi i automjeteve me qytetarë për hyrje-dalje në pikat e kalimeve kufitare të vendit tonë po vazhdon edhe në orët e mbrëmjes. Sipas gjendjes së orës 19:03, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë – 70 minuta, me kolona të automjeteve deri në shtatëqind metra, ndërsa në hyrje të…

Lajme

08/08/2025 20:29

Fluksi i automjeteve me qytetarë për hyrje-dalje në pikat e kalimeve kufitare të vendit tonë po vazhdon edhe në orët e mbrëmjes.

Sipas gjendjes së orës 19:03, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë – 70 minuta, me kolona të automjeteve deri në shtatëqind metra, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë 20 minuta dhe kolona është e gjatë 150 metra.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është pesëqind metra e gjatë, me pritjet e qytetarëve dyzetepesë minuta, teksa në hyrje kolona e automjeteve është pesëdhjetë metra e gjatë dhe pritjet janë dhjetë minuta.

Në pikat e tjera të kalimeve kufitare nuk ka pritje dhe kolona, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.