Mustafa: Vetëvendosje ka shkelur me qëllim Kushtetutën për të kapur Kuvendin
Zëdhënësi dhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, gjatë një konference për media ka deklaruar se njoftimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe i prerë. Sipas tij, ky njoftim tregon se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, raporton lajmi.net “Ky nuk është një gabim procedural i një deputeti…

Lajme
Zëdhënësi dhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, gjatë një konference për media ka deklaruar se njoftimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe i prerë.
Sipas tij, ky njoftim tregon se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, raporton lajmi.net
“Ky nuk është një gabim procedural i një deputeti të Vetëvendosjes. Kjo është një përpjekje e qëllimshme për të kapur institucionin më të lartë përfaqësues të Republikës, Kuvendin e Kosovës, përmes veprimeve të paligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo nuk është mungesë vullneti, por shkelje e qëllimshme e rregullave që i japin kuptim dhe legjitimitet demokracisë sonë”, ka deklaruar Mustafa./Lajmi.net/