Tahiri: Dejona Mihali është kriminale, policia të nis hetimet sa më parë

Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar për media në një konferencë pas aktgjykimit të Kushtetueses, duke thënë se brenda VV-së është një numër i konsiderueshëm i deputetëve të cilët PDK-ja do t’i votonte për kryetar kuvendi. Ai ka thënë se VV-ja, si asnjëherë më parë ka imponuar tek të tjerët një…

Lajme

08/08/2025 16:07

Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar për media në një konferencë pas aktgjykimit të Kushtetueses, duke thënë se brenda VV-së është një numër i konsiderueshëm i deputetëve të cilët PDK-ja do t’i votonte për kryetar kuvendi.

Ai ka thënë se VV-ja, si asnjëherë më parë ka imponuar tek të tjerët një kandidat.

‘‘Asnjëherë nuk ka ndodhur në të kaluarën që grupi më i madh parlamentar që të imponoj një kandidat i cili nuk është i pranueshëm për ta. Nuk e mohojmë që takon e drejta e propozimit, por duhet me u gjet një konsensus. Ekziston një numër i konsiderueshëm të cilët grupi parlamentar i PDK do t’i votonte’’, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për sulmet e bëra nga ana e VV-së ndaj Kushtetueses pas aktgjykimit të kësaj gjykate.

Ai ka ftuar policinë që të nisin hetimet ndaj Dejona Mihalit për të cilën ai ka thënë se

‘‘I kemi pa reagimet në veçanti të zonjës që udhëheq me ato struktura parapolitike dhe kriminale Mihalin, e dënojmë ashpër gjuhën e tyre. Kosova është vend demokratik. Ajo udhëheq me sistemin tonë energjetik, ajo udhëheq me e shit-blerjen e energjisë elektrike. Ajo është një zonjë kriminale, dhe i kërkojmë policisë të fillojë sa më parë hetim ndaj kësaj zonje. Këto struktura kriminale nuk duhet të lejohet ta cenojnë integritetin e Gjykatës Kushtetuese në vendin tonë”, ka thënë ai mes tjerash.