Hoti: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, sulmet e VV-së janë të papranueshme
Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se votimi i hapur është në përputhje me parimet demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, Hoti ka kritikuar sulmet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke i cilësuar…

Lajme
Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se votimi i hapur është në përputhje me parimet demokratike.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoti ka kritikuar sulmet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të dëmshme për rendin demokratik, transmeton lajmi.net
Ai ka theksuar se vendimet e Gjykatës duhet të respektohen, pavarësisht nëse janë në favor të një subjekti politik apo jo, duke kujtuar se edhe LDK i ka respektuar vendimet kur nuk i kanë shkuar në dobi.
“Shumica vendos. Ky është parim themelor demokratik dhe askush nuk mund ta mohojë,” shkruan Hoti, duke shtuar se e drejta për propozim është e kufizuar dhe nuk mund të shndërrohet në farsë, siç sipas tij ka ndodhur në më shumë se 50 seanca të Kuvendit./lajmi.net/