Aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, lëndohen pesë persona
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë. Lidhur me rastin, detaje për lajmi.net, ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. “Sot rreth orës 15:00 kemi…

Lajme
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Lidhur me rastin, detaje për lajmi.net, ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/