Katër persona arrestohen pas një mosmarrëveshjeje pas aksidentit në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë

Katër persona janë arrestuar në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje që ka pasuar një aksident trafiku. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje mes disa personave pas një aksidenti në trafik, të ndodhur në rrugën…

Lajme

06/08/2025 21:05

Katër persona janë arrestuar në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje që ka pasuar një aksident trafiku.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje mes disa personave pas një aksidenti në trafik, të ndodhur në rrugën ‘Ali Vitija’, në Prishtinë”.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe për mospërfillje të urdhrave të policisë, janë shoqëruar në stacionin policor katër persona”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se aktualisht policia është duke i trajtuar rrethanat e ngjarjes./Lajmi.net/