Osmani vendosi ta tërheq lëndën, reagon Gjykata Kushtetuese: Kërkesat i trajtojmë me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka reaguar përmes një komunikate për media, pasi Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dje ka tërhequr kërkesën KO215/25, të cilën e pati dorëzuar në këtë Gjykatë më 22 korrik. Kjo kërkesë kishte të bëj me një interpretim të Kushtetueses, se si mund të vazhdohet tutje me formimin e institucioneve…

Lajme
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka reaguar përmes një komunikate për media, pasi Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dje ka tërhequr kërkesën KO215/25, të cilën e pati dorëzuar në këtë Gjykatë më 22 korrik.
Kjo kërkesë kishte të bëj me një interpretim të Kushtetueses, se si mund të vazhdohet tutje me formimin e institucioneve pas përfundimit të afatit 30 ditorë që i ka caktuar Gjykata Kushtetuese deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Gjykata Kushtetuese përmes kësaj komunikate, ka thënë se bazuar në nenin 113, kjo Gjykatë trajton të gjitha çështjet e dorëzuara në mënyrë ligjore nga palët e autorizuara.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, ndarja e lëndëve për shqyrtim tek gjyqtarët raportues dhe kolegjet shqyrtuese në Gjykatën Kushtetuese bëhet në bazë të rregullave të qarta procedurale, të cilat kanë thënë se i respektojnë me përpikmëri.
“Gjykata Kushtetuese, si organ kolegjial, vendimet e saj i merr në përbërje të plotë. Në këtë kontekst, është e drejtë e palëve para Gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara, të cilat Gjykata Kushtetuese i trajton bazuar në Kushtetutë, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e saj të punës”, thuhet në komunikatë.
Në lidhje me gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Radomir Laban, për shkak të të cilit tha Osmani se e ka tërhequr ankesën, kanë thënë se i njëjti ka qenë i punësuar në Gjykatë Kushtetuese që nga viti 2011 si Këshilltar juridik.
“Sa u përket çështjeve të ngritura përkitazi me Gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Radomir Laban, siç jeni të informuar, i njëjti ka qenë i punësuar në Gjykatën Kushtetuese që nga viti 2011, në pozitën e Këshilltarit juridik, dhe që nga data 9 gusht 2018 ushtron funksionin e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi i është nënshtruar të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore, për propozimin e tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe dekretimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, procedurat për shkarkimin e gjyqtarëve janë të përcaktuara qartë në Kushtetutë”, kanë thënë nga kjo Gjykatë.
Nga Gjykata Kushtetuese kanë thënë se i trajtojnë të gjitha kërkesat e dorëzuara nga palët e autorizuara me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm, ashtu siç përcaktohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Komunikata e plotë: