Shkeli me dy këmbët flamurin e Kosovës në sheshin e Prishtinës, policia interviston qytetarin nga Fieri
Një qytetar, i veshur me bluzë kuq e zi, ka përdhosur flamurin e Kosovës në sheshin e Prishtinës. Ai ka shkelur flamurin me të dy këmbët, ndërsa në duar mbante flamurin e Shqipërisë. Pas disa minutash qëndrimi aty, qytetari u ndalua nga Ramadan Nishori, i mbijetuar i dhunës seksuale në Kosovë. Nishori ia mori flamurin…

Lajme
Një qytetar, i veshur me bluzë kuq e zi, ka përdhosur flamurin e Kosovës në sheshin e Prishtinës. Ai ka shkelur flamurin me të dy këmbët, ndërsa në duar mbante flamurin e Shqipërisë.
Pas disa minutash qëndrimi aty, qytetari u ndalua nga Ramadan Nishori, i mbijetuar i dhunës seksuale në Kosovë. Nishori ia mori flamurin dhe në video dëgjohet duke i thënë: “Mos ma shkel flamurin e Kosovës”.
Lidhur me rastin, detaje ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila për lajmi.net se i dyshuari është shtetas i Shqipërisë.
“Po është shoqëruar në stacionin policor ai është nga Fieri dhe është duke u intervistuar nga Policia,” tha ajo.
Ndryshe, në rrjetet sociale janë publikuar videot ku shihet i dyshuari duke shkelur flamurin e Kosovës. /Lajmi.net/