Punëtori që u lëndua në Trepçë është në gjendje stabile, detaje nga QKUK
Një punëtor i minierës së “Trepçës” ka pësuar lëndime të rënda, në mbrëmjen e 4 gushtit, derisa po punonte në horizontin IX në punishten 136 dhe po montonte një gomë të makinës vetëngarkuese me ajër të komprimuar me të cilën bartet xehja- ka pësuar lëndime të rënda. Punëtori në fjalë u lëndua rëndë gjatë orarit…

Lajme
Një punëtor i minierës së “Trepçës” ka pësuar lëndime të rënda, në mbrëmjen e 4 gushtit, derisa po punonte në horizontin IX në punishten 136 dhe po montonte një gomë të makinës vetëngarkuese me ajër të komprimuar me të cilën bartet xehja- ka pësuar lëndime të rënda.
Punëtori në fjalë u lëndua rëndë gjatë orarit të punës në Minierën me Flotacion Trepça-Stan Tërg gjatë montimit të një gome të makinës vetëngarkuese me ajër të komprimuar me të cilën bëhet bartja e xehes.
Në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, lajmi.net ka biseduar me shefin e Klinikës së Emergjencës, Naser Syla, i cili ka thënë se gjendja e tij tani është stabile.
“Është trajtuar tek ne në Qendër Emergjente dhe është transferuar në Klinikë Torakale”. Gjendja e tij tani është stabile”, ka thënë Syla për lajmi.net.
Në lidhje me rastin, detaje për lajmi.net kanë dhënë edhe nga miniera e Trepçës. Zëdhënësja e kësaj miniere, Donika Osmani Mehmeti e ka konfirmuar atë, dy ditë pasi ka ndodhur rasti, vetëm pas interesimit të lajmi.net për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.
“Punëtori është jashtë rrezikut për jetën dhe është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë Komisioni i Brendshëm i Trepça Sh.A. dhe inspektorati i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), të cilat do të dalin me një raport zyrtar për situatën e krijuar dhe shkaqet që kanë çuar deri te incidenti”, ka thënë Osmani Mehmeti për lajmi.net.
Në lidhje me rastin, lajmi.net ka kontaktuar edhe me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzin, i cili ka thënë se ai ka pësuar lëndime pasi ka shpërthyer goma.
“Gjatë kryerjes së detyrave të tij, ka ndodhur shpërthimi i gomës dhe i ka shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë shkurt Januzi.
Siç është raportuar në disa media lokale të Mitrovicës, ai ka thyer dorën dhe brinjët, ka nxjerr krahun nga vendi ndërsa ka qepje në kokë. /Lajmi.net/
Fotografi të disa nga lëndimet e marra të tij në dorë: