U rrëmbye vajza e mitur në Drenas, policia njofton se është arrestuar i dyshuari

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rrëmbim të ndodhur në Drenas. Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull, i cili ishte bashkë me viktimën femër kosovare e mitur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, kurse viktima…

Lajme

06/08/2025 08:44

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rrëmbim të ndodhur në Drenas.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull, i cili ishte bashkë me viktimën femër kosovare e mitur.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, kurse viktima pas intervistimit është kthyer tek familja e vet.

Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/