Barduani pret në takim Kajarin, i flet për situatën e sigurisë dhe kontributin e kontigjentit hungarez të KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka pritur sot në takim zëvendësshefin e Shtabit të Mbrojtjes të Forcave të Mbrojtjes Hungareze, Ferenc Kajári. Siç bën të ditur në një njoftim misioni i NATO-s në Kosovë, gjatë takimit, “Barduani dha një pasqyrë të situatës së sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë, duke theksuar përpjekjet e…

Lajme

05/08/2025 18:41

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka pritur sot në takim zëvendësshefin e Shtabit të Mbrojtjes të Forcave të Mbrojtjes Hungareze, Ferenc Kajári.

Siç bën të ditur në një njoftim misioni i NATO-s në Kosovë, gjatë takimit, “Barduani dha një pasqyrë të situatës së sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë, duke theksuar përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe nxitjen e dialogut politik konstruktiv”.

“ Ai gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për profesionalizmin dhe angazhimin e palëkundur të kontingjentit hungarez, duke theksuar kontributin e gjatë dhe të vlefshëm të Hungarisë në misionin e KFOR-it”.

“Gjenerali Kajári, ish-komandant i KFOR-it, vlerësoi kontributin e Forcës së Kosovës në promovimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet”.