“Light” prangos hajnin në Durrës, vidhte kabllot e ndriçimit të rrugëve

Policia në Durrrës ka arrestuar një 35-vjeçar nën dyshimet se i njëjti ka vjedhur kabllo eelektrike të ndriçimit të rrugëve në këtë qytet. Arrestimi i shtetasit me inicialet A.V u bë në kuadër të operacionin policor të koduar “Light”. “Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë,…

Lajme

02/08/2025 11:00

Policia në Durrrës ka arrestuar një 35-vjeçar nën dyshimet se i njëjti ka vjedhur kabllo eelektrike të ndriçimit të rrugëve në këtë qytet.

Arrestimi i shtetasit me inicialet A.V u bë në kuadër të operacionin policor të koduar “Light”.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës”.

“Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas”.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton Policia e Shtetit.